Krijimi i faqes se internetit Infermier-al

Klienti

Infermier.al

Data e publikimit

Shtator 2024

Projekti

Website

Përshkrimi i projektit:

Infermier.al është një platformë që ofron shërbime infermierore në shtëpi, duke i ardhur në ndihmë pacientëve që kërkojnë kujdes profesional nga komoditeti i banesës së tyre, në qytetin e Tiranës. Qëllimi i klientit ishte të ndërtonte një imazh profesional dhe të krijonte një prezencë të fortë online për të fituar besimin e klientëve dhe për të lehtësuar kontaktin me ta.

Ekipi i IllyrianWeb mori përsipër realizimin e një pakete të plotë shërbimesh:

  • Krijuam një logo moderne dhe të besueshme, që pasqyron përkushtimin dhe profesionalizmin në fushën e shëndetësisë.
  • Ndërtuam një website të lehtë për t'u përdorur, të përshtatur për celular dhe të optimizuar për motorët e kërkimit, për të ndihmuar pacientët të gjejnë me lehtësi shërbimet që u duhen.
  • Dizajnuam kartëvizita elegante dhe profesionale, që përforcojnë identitetin vizual të markës.
  • Krijuam dhe optimizuam profilin në Google Business, për rritjen e dukshmërisë në kërkimet lokale dhe për të mundësuar kontaktin direkt me klientët.

Rezultati:
Infermier.al sot ka një identitet të qartë dhe të unifikuar, një faqe web funksionale, dhe një prezencë të fortë në Google, që ndihmon klientët të gjejnë shpejt e lehtë shërbimet infermierore që kërkojnë.

Website_infermier-al
Kartevizita_infermier-al