Klienti

T-Solar&Energie

Data e publikimit

Prill 2024

Projekti

Website

Përshkrimi i projektit:

T-Solar & Energie është një kompani e specializuar në energinë solare, që ofron zgjidhje inovative dhe inteligjente për prodhimin e energjisë nga dielli. Me eksperiencë të gjerë në projektimin dhe ndërtimin e sistemeve solare për të gjitha llojet e çative, T-Solar & Energie është partneri i duhur për ata që duan të kalojnë në energji të pastër dhe të rinovueshme — qoftë për ndërtesa të reja apo për sisteme solare në ndërtesa ekzistuese.

Qëllimi i klientit ishte të zhvillonte një faqe web moderne dhe funksionale, që t’i mundësonte klientëve të kuptonin lehtësisht se si mund të shfrytëzojnë energjinë diellore dhe të merrnin informacion të detajuar për shërbimet e ofruara.

Ekipi i IllyrianWeb u kujdes për krijimin e një prezence online që reflekton inovacionin dhe ekspertizën në fushën e energjisë solare:

  • Krijuam një dizajn të pastër dhe bashkëkohor, që pasqyron angazhimin e T-Solar & Energie për energjinë e pastër dhe zgjidhjet teknologjike të avancuara.

  • Faqja u optimizua për motorët e kërkimit dhe pajisjet mobile, për t’u mundësuar përdoruesve të gjejnë informacionin që kërkojnë me lehtësi dhe shpejtësi.

  • Ndërtuam një strukturë të qartë për të prezantuar shërbimet kryesore: planifikimi dhe instalimi i sistemeve solare, për aplikime private dhe komerciale, për të gjitha llojet e çative.

  • Shtuan elemente edukative dhe vizuale që theksojnë përfitimet e energjisë diellore dhe zgjidhjet që ofrohen për rritjen e efikasitetit të energjisë dhe kursimin.

Rezultati:

Sot, T-Solar & Energie ka një faqe web të optimizuar, që pasqyron me saktësi ekspertizën dhe vlerat e kompanisë në energjinë solare. Faqja i mundëson klientëve të marrin informacion të plotë dhe të saktë për shërbimet e ofruara, si dhe i drejton ata në mënyrë të thjeshtë drejt mundësive për të përfituar nga energjia e pastër dhe e rinovueshme. Ky prezantim digjital ka ndihmuar T-Solar & Energie të rrisë dukshmërinë dhe të tërheqë më shumë klientë të interesuar për zgjidhje energjetike të qëndrueshme.

Website_infermier-al
Kartevizita_infermier-al